E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkohu me kauzën!Një Shqipëri normale, ku njerëzit jetojnë me dinjitet
Publik News

Bashkohu me kauzën!Një Shqipëri normale, ku njerëzit jetojnë me dinjitet

Sot nisëm betejën finale për ndryshimin e sistemit. Betejën e parlamentit. Dorëzuam draftin e projekt-ligjit dhe presim seancat dëgjimore në komisionin përkatës.

Dua të sqaroj diçka që ndoshta është keqkuptuar këto kohë. Ndryshimi i sistemit nuk ka mbështetjen e 50 mijë njerëzve. Jo, jo. Ai ka mbështjetjen e 50 mijë firmave, por njerëzit që e duan ndryshimin, që duan që Shqipëria të dalë nga bataku i humnerës ku “mjeshtrat e kukllave” e kanë zhytur për këto 30 vjet, janë me qindra mijëra, janë me miliona.

Shqipëria nuk mund të mbetet më peng i 2-3 njerëzve që kërkojnë ta trajtojnë si rrufjanët laviren. Një herë hipja ti, një herë t’ia hyp unë.

Stop! Jo më! 30 vjet janë një jetë e tërë.

Ky vend iu përket atyre që duan të jetojnë e të rrisin fëmijë në këtë vend. I atyre që paguajnë taksa, i atyre që e ndërtojnë atë çdo ditë nga pak…Shqipëria është e atyre që ushqejnë familjet me djersë, jo me korrupsion, as me drogë, as me pazare politike.

Dhe këta janë forca më e madhe. Është budalla ai që mendon se mund t’i qëndrojë para.

Ne kemi një sllogan – Bashkohu! Jo me mua, as me miqtë e mi, bashkohet me kauzën. Me kauzën që kërkon atë që duhet ta kishim marrë që në 1990 – Një Shqipëri normale, ku njerëzit jetojnë me dinjitet.

Kush do të na bashkohet, bujrum. Ndajmë të njëjtën tokë, flasim të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtin hall. Kaq mjafton të bëhemi bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.