E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baton Haxhiu : E ardhmja e Bashës në koalicion me Ramën
Lajme

Baton Haxhiu : E ardhmja e Bashës në koalicion me Ramën

Baton HaxhiU deklaroi gjatë një interviste televizive se Edi Rama nuk ka asnjë arsye që të pranojë zgjedhje të parakohsme, sepse sipas tij,  kemi dy parti opozitare të cilat nuk janë për tu lavdëruar për një qeveri të re që mund të jetë përfaqësuese e qytetarëve për një kohë të tillë në të cilën jetojmë.

“Dy partitë kryesore opozitare janë të konsumuara dhe të pabesueshme për të drejtuar vendin. Të të japë arsyen pse Rama nuk duhet të dorëzojë mandatin? E para sepse kemi zgjedhjet lokale, dhe pas zgjedhjeve hyjmë në një fazë tjetër politike. Unë dyshoj që pas zgjedhjeve të majit brenda Bashkimit Europian institucionet e reja të saj mund të krijohen nga shkurtiiI vitit të ardhshëm, dhe për këtë Rama duhet të tregohet i kujdesshëm. Ky Edi Ramë  me këtë opozitë që ka përballë do të fitojë përsëri zgjedhjet, duke hartuar listën e deputetëve të denjë për kushtet Europiane që aspirohen”, deklaroi ai për “Zonë e Lirë”.

Përballë baton Haxhiut ishte i ftuar edhe analisti i njohur Armand Shkullaku. Dy të ftuarit u pyetën nga moderator i emisionit se si e shikojnë të ardhmen e politikanëve kryesor në vend, por do të përgjigjeshin vetëm me një fjalë.

Çani: E ardhmja e Ramës

Baton Haxhiu: Mandate i tretë

Çani: E ardhmja e Bashës

Baton Haxhiu: Koalicion me Edi Ramën

Çani: E ardhmja e Metës

Baton Haxhiu: Nuk ka të ardhme

Çani: E ardhmja e Berishës

Baton Haxhiu: Biologjikisht pa të ardhme

Ndërkohë të njëjtat pyetje ju bënë edhe analistit të njohur Armand Shkullakut

Çani: E ardhmja e Ramës

Shkullaku: Artist

Çani: E ardhmja e Bashës

Shkullaku: Basha nëse tërhiqet nga ky aksion edhe ai artist si Rama

Çani: E ardhmja e Metës

Shkullaku: Ka qëndruar gjithmonë kështu i ndërmjetshëm, e vështirë për tu parashikuar

Çani: E ardhmja e Berishës

Shkullaku: mbi politikën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.