Baton Haxhiu flet për skandalin me pagat: Nëse s’je i përgatitur për digjitalizim, mos e bëj
Analisti Baton Haxhiu, duke folur për skandalin e rrjedhjes së të dhënave sensitive të 630 mijë shqiptarëve, si kartat e ID, pagat dhe vendi i punës, thotë se në këtë rast, “shteti ka dështuar totalisht”.
Ai u shpreh se “kjo çfarë ka ndodhur është më shumë se sa traumë” duke shtuar se “nuk di se si ta definoj këtë papërgjegjësi shtetërore dhe individuale”.
“Këtu është një i çmendur që nuk e ka ditur fare për pasojat, se çfarë do të thotë botimi i tyre. Mos të flas për shtetin që ka dështuar totalisht. Nëse nuk je i përgatitur për digjitalizim, nëse nuk e ke sekretin e ruajtjes së tyre, mos e bëj se nuk je i gatshëm për këtë punë”, tha mes tjerash Haxhiu në emisionin “Shock” në Euroneës.
“Këtu dikush kërkon njëfarë revolucioni social për shkak të dallueshmërisë”, tha Haxhiu.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të kalojë pa pasoja.
Kujtojmë që Prokuroria ka nisur verifikimet dhe do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve nxjerrjen e dokumenteve zyrtare për të zbuluar nga kanë dalë këto të dhëna.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



