E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Batuta me Majkon: S’më donte si kryetar, tha hiq çorapet kuqe dhe martohu!
Publik News

Batuta me Majkon: S’më donte si kryetar, tha hiq çorapet kuqe dhe martohu!

Kreu i qeverisë i drejtohet presidentit Meta me fjalët: “O Ilir dëgjo vajzën shko në shtëpi! Shko në shtëpi. Shko në shtëpi. Je president akoma. Nuk i ka bërë kujt vaki kjo çmendi! O Ilir shko në shtëpi. Shko në shtëpi dëgjo vajzën. Ta tha mirë: Babi mos pi eja në shtëpi!”

Po ashtu Edi Rama nuk i kurseu batutat me Pandeli Majkon, kandidatin socialist që ndodhet në vijën e zjarrit, ku renditet i 19-ti në Tiranë.

Duke iu referuar akuzave se ka kushëri agresorin në Kavajë, Rama tha: “E pashë kushëririn sot e kishte mjekrën deri këtu, por kushëri kam Pandin dhe që s’ka asnjë qime në faqe. Ky më do të rruar për kushëri“.

“Që ditën e parë që u bëra kryetar i PS ishte kundër meje Pandi. Mua më donte por si kryetar s’më donte. U bëra unë. U bë edhe Pandi sekretar i Përgjithshëm. Edhe takohemi te selia e PS, dakord i thashë t’i s’më deshe por kjo punë kështu e ka, ndonjëherë të martojë me zor. Jam gati për bashkëpunimin tha por hiq çorapet kuqe dhe martohu”, vijoi kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.