E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE ndërpret fondet e bujqësisë për Shqipërinë për shkak të korrupsionit
Lajme

BE ndërpret fondet e bujqësisë për Shqipërinë për shkak të korrupsionit

Një lajm i shqetësues ka mbërritur në datën 14 te disa institucione shqiptare, nëpërmjet një letre nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian. Në këtë letër, Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka vendosur të pezullojë grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AZHBR) në shpërndarjen e tyre.

Ky vendim i papritur ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian (OLAF), i cili ka zbuluar raste të korrupsionit dhe abuzimeve të ndodhura në AZHBR. Hetimi ka treguar se fonde të rëndësishme janë shpërndarë për investime të rreme, që nuk ekzistojnë fare.

Letra bombë ka shkaktuar tension dhe shqetësim tek qeveria shqiptare, pasi përveç pezullimit të transhit të granteve për këtë vit, Komisioni Europian ka paralajmëruar se Shqipëria mund të përjashtohet nga programi IPARD III nëse nuk korrigjon shpejtë abuzimet e zbuluara. IPARD III ka parashikuar të disbursojë 146 milionë euro grante për fermerët shqiptarë deri në vitin 2027.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca

Hetimi i OLAF nisi në vitin 2021 dhe ka përfshirë zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR, ku janë sekuestruar prova dhe dokumente të rëndësishme për hetimin.

Reagimet ndaj këtij vendimi janë të ashpra, pasi Shqipëria kishte pritur përfitimin e një plani të ri financiar mbështetje nga BE për vendet e rajonit. Megjithatë, pezullimi i granteve për bujqësinë i ka zënë në befasi autoritetet shqiptare, duke i lënë ata me sfida të mëdha për të korrigjuar situatën.

Eranda Selmanaj

Për momentin, nuk dihen ende të gjitha detajet rreth implikimit e zyrtarëve shqiptarë në këtë skandal. Hetimi është kryer gjatë kohës kur AZHBR drejtohej nga Frida Krifca dhe më pas nga Eranda Selmanaj. Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare do të mbajnë një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi këtë situatë dhe masat e ardhshme për të korrigjuar abuzimet e gjetura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.