E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE: Nuk mund të ketë zgjidhje pa përfshirjen e Europës
Lajme

BE: Nuk mund të ketë zgjidhje pa përfshirjen e Europës

Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse e pushon Ukrainën, teksa Moska ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.

Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian “është shumë prezent” në Ukrainë, përfshirë edhe përmes ndihmës miliardëshe që i jep Kievit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me shefen e KE-së, presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti bisedimet direkte SHBA-Rusi, që do të nisin javën e ardhshme. Ai tha se “arkitektura e sigurisë evropiane”, na “takon ne që ta ndërtojmë”.

Macron tha se “është mirë që ka diskutime ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë” dhe shtoi se “bashkëpunimi ndërmjet evropianëve dhe amerikanëve për këtë çështje është shembullor”.

Por, ai i bëri thirrje BE-së që të zhvillojë bisedime me Moskën.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Gjenevë më 10 janar, ndërkaq një takim NATO-Rusi dhe BE do të mbahen më pas dhe kriza në Ukrainë do të jetë temë e diskutimeve./ Marre nga REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.