E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Becchetti i përgjigjet qeverisë  shqiptare:  Keni për të më dhënë e jo për të marrë
Lajme

Becchetti i përgjigjet qeverisë shqiptare: Keni për të më dhënë e jo për të marrë

Pavaresisht shpalljes së fitores nga qeveria shqiptare të vendimit të pjesshëm të arbitrazhit ICC në Paris ku kompania Hydro Srl e biznesmenit italian Francesco Becchetti detyrohet t’i paguajë mbi 7 milionë euro për vonesat në kryerjen e punimeve në Hidrocentralin e Kalivaçit, në këtë rast duket se e verteta qendron ndryshe. Pas këtij vendimi Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë i ka kërkuar kompanisë Hydro srl të paguajë shumën në fjalë në llogaritë përkatëse. Por e menjëhershme ka qenë pergjigja e kësaj kompanie dhënë me anë të një shkrese drejtuar Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe studios ligjore përfaqësuese e Shqipërisë (shikoni faksimile nr. 1) ku bëhet e qartë që kompania në fjalë ka një shifër shumë herë më të madhe për të marrë nga Shteti shqiptar, për koston e punimeve të konfirmuara nga palët, sesa për të dhënë. Në këtë pergjigje thuhet fjalë për fjalë:

Ne kemi marrë shkresën e Gowling të datës 13 shtator 2018 në të cilën kërkon pagesën e shumave të ndryshme lidhur me çështjen e ICC Nr. 20564 / EMT / GR sipas Vendimit Përfundimtar që është dhënë në këtë rast më 7 shtator 2018

Kjo letër vëren faktin se është Shqipëria që i detyrohet para Hydro-s, jo e kundërta dhe shumat për Hidro tejkalojnë shumat që rezultojnë nga vendimi përfundimtar.

Shqipëria ka marrë Hidrocentralin e Kalivaçit dhe ia ka dorëzuar atë kontraktorit të ri. Si rezultat, Shqipëria ka përvetësuar përfitimin e punëve të kryera tashmë në Projektin nga Hydro. Shqipëria kurrë nuk ka paguar Hydro-n për këto punime, ndërkohë që duhet t’i paguante ato kohë më parë.

Këto punime kanë vlera të mëdha dhe Hydro ka investuar sasi të konsiderueshme parash në këtë drejtim.

Vlerësimi i Hydro-s është se vlera e punëve të kryera në Projektin Kalivaç është 80 milion euro. Hydro gjithashtu vë në dukje se në Vendimin e Pjesshëm të Arbitrazhit në të cilin mbështeteni, vlera e këtyre punimeve vlerësohet në 61 milionë euro.

Hydro kërkon që Shqipëria menjëherë të paguajë vlerën e punës së kryer, më pak se shumat sipas Vendimit të Pjesshëm dhe Përfundimtar në llogarinë bankare në vijim.

Hydro rezervon të drejtat e tij në rast se pagesa është bazuar në shumën më të vogël sesa vlerësimi i vetë Hydro-së. Megjithatë, Hydro është i hapur për të konsideruar një pagesë me këste nëse ka nevojë. Natyrisht, çdo shumë e paguar nga Shqipëria do të zbritet nga shumat e pretenduara nga Hydro në arbitrazhet në pritje ndërmjet palëve të njëjtave (Rasti ICSID Nr. ARB / 15/28 dhe ICC Rasti 22919 / GR)

Hydro rezervon të drejtat e tij në lidhje me sa më sipër.

Me respekt,

Hydro Srl

1. Hydro rezervon të drejtën per të kundërshtuar këtë vendim si dhe Vendimin Përfundimtar para Gjykatës së Apelit në Paris.
2. Vendimi i Pjesshëm paragrafi 362
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.