E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Begaj në shërbim të Ramës, shkel Kushtetutën
Flash

Presidenti Begaj në shërbim të Ramës, shkel Kushtetutën

Shënim i Publik Media

Vendimi i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor në gjashtë bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën, është më shumë se një akt formal. Ai është një sinjal i qartë se Kushtetuta po përdoret si letër e pavlerë, sa herë që pushtetit i duhet një rrugë e shkurtër për të realizuar interesat e tij.

Shkelja kushtetuese

Sipas nenit 115 të Kushtetutës dhe parimeve bazë të së drejtës, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet mbi vlefshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave, procesi zgjedhor në Tiranë nuk mund të konsiderohet legjitim. Ky është një rregull themelor: nuk zëvendësohet një institucion i zgjedhur nga qytetarët pa përfunduar procesi gjyqësor mbi shkarkimin e tij. Megjithatë, Begaj e anashkaloi këtë parim, duke e vënë veten në shërbim të një axhende politike që i shërben Edi Ramës.

Politika mbi ligjin

Ky precedent rrezikshëm e zhvesh presidentin nga roli i tij si garant i Kushtetutës. Në vend që të ishte balancë ndaj pushtetit qeveritar, Begaj zgjodhi të kthehet në noter të vendimeve të kryeministrit, duke i dhënë Ramës avantazhin e kontrollit total mbi procesin zgjedhor.

Reagimi i ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e thekson më tej krizën: ai e akuzoi Ramën për tradhti politike, për persekutim personal dhe për ngritjen e një kurthi mafioz. Nëse këto akuza qëndrojnë, atëherë vendi po përballet jo vetëm me një shkelje të Kushtetutës, por edhe me një krizë të thellë besimi midis elitës politike.

Pasojat e rënda për demokracinë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, të dekretuara në këtë mënyrë, do të mbartin një njollë të rëndë: ato do të jenë zgjedhje të antikushtetuara. Legjitimiteti i tyre do të vihet në pikëpyetje, duke prodhuar një valë të re kontestimesh që do të thellojë ndarjet politike dhe sociale në vend.

Një shtet që shpërfill ligjin nuk është më shtet ligjor. Ai shndërrohet në një sistem ku vendimet merren jo mbi bazën e parimeve kushtetuese, por mbi bazën e interesave të momentit. Dhe kjo është formula më e rrezikshme për çdo demokraci.

Shkurt,  vendimi i Begajt është prova më e qartë se në Shqipëri Kushtetuta nuk është më garanci, por pengesë për pushtetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.