Si u lirua ‘pa zhurmë’ Safet Bajri
“I forti i Shkodrës” vuante dënimin e drejtësisë belge
Prej një viti, ai kishte kërkuar lirimin me kusht, pasi në kërkesën e tij pretendonte se duhej të lirohej se nuk do të bënte më krimet që kishte bërë.

Por me sa duket ai mundi ta bindë Gjykatën që më në fund ta përfitojë këtë liri dhe duke lënë qelinë. Lajmi për lirimin e atij që konsiderohet si i ‘forti’ i Shkodrës është bërë me dije nga një personazh i mediave rozë, i cili kishte shkuar në shtëpinë e Safet Bajrit duke pozuar me të dhe duke i uruar rikthimin në familja.
Fotoja tregonte se ishte bërë në shtëpinë e Bajrit në lagjen Dobraç! Safet Bajri në fakt po vuante në vendin tonë dënimin e dhënë nga autoritetet e drejtësisë belge, të cilat e kishin akuzuar hetuar e dënuar për një sërë akuzash por kryesoja ka qenë shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese në Belgjikë.
Ai u prangos në Shqipëri me shumë bujë, por pa ndonjë vepër penale konkrete të vërtetuar nga Policia dhe Prokuroria shqiptare, edhe pse emri i Bajrit është i lakuar jo pak herë si një nga personat më me ndikim në botën e krimit në Shkodër e jo vetëm!
Veç dyshimeve të shumta të përfshirjes së tij dhe të personave të tjerë të fisit të tij në një mori ngjarjesh, emri i Bajrit është i dyshuar edhe për vënie gjobash në Shkodër, gjoba që lidheshin me biznesin, kryesisht në tregjet e qytetit. Megjithatë gjykata duket se e ka besuar pendimin e Bajrit, duke i dhënë edhe të drejtën për të qenë i lirë.
LIRIMI
Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në Shkodër, është liruar me kusht nga burgu i Fierit. Vendimi u dha nga gjykata pas kërkesës së avokatëve, të cilët pretenduan se i akuzuari për disa vepra të rënda penale ka kryer pjesën më të madhe të dënimit të dhënë ndaj tij nga drejtësia belge.
Dyert e burgut të Fierit janë hapur për Safet Bajrin, personazh i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës, i cili vuante në Shqipëri dënimin e gjykatës belge. Mësohet se lirimi i të dënuarit është urdhëruar nga gjykata pas një kërkese të dorëzuar nga avokatët e Bajrit në maj të vitit 2022.
Duke pretenduar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit të dhënë ndaj tij, Bajri kërkoi në gjykatë lirim para kohe me kusht, çka duket se është pranuar nga ana e gjykatës. Fotot e Bajrit në liri, janë publikuar edhe nga personazhi i showbizit Atdhe Xharavina, i cili duket se ka vizituar Bajrin në banesën e familjes së tij në Dobraç të Shkodrës.
ARRESTIMI
Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”.
Personat kryesorë të kërkuar ishin Safet dhe Enver Bajri që akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë” etj.
Grupi ku bënin pjesë anëtarët e familjes Bajri u tha se u akuzuan për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u ekzekutua shtetasi me iniciale A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja 15- vjeçare me iniciale F.H. Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan me bujë në një operacion të Forcave Speciale shqiptare, akuzoheshin edhe për kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shuma të mëdha parash.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



