Belind Këlliçi, takime me qytetarët/ Taksat janë të larta, hapësirat publike janë të zëna”
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryeqytetit, u ndal në Njësisë 10, në rrugët “Myslym Shyri”, “Ibrahim Rrugova” dhe “Rr. Kavajës” dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.
Taksat e larta ishin shqetësimi kryesor i bizneseve në këtë zonë.
“Mbledhja e Këshillit Bashkiak i pari duhet të jetë dhe ulje taksash”, tha një tregtar.
Ndërsa për sa i përket zënies së hapësirës publike, qytetarët janë të shqetësuar pasi rrugët dhe dyert e bizneseve janë të zëna nga skela ndërtimi.

Varfëria, e cila shihet kudo në kryeqytet, edhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, ku bizneset e vogla hasin të njëjtat vështirësi si në vendet periferike apo rurale.
Këtë e dëshmoi një prej tregtarëve, i cili i pyetur nga kandidati i PD-së për Tiranën, Këlliçi, tha se ka tentuar ta mbyllë disa herë aktivitetin e tij për shkak të borxheve të banorëve.
Mungesa e hapësirave publike dhe në veçanti parkimi ishte një nga shqetësimet e vazhdueshme që banorët e zonës i shprehën kandidatit Belind Këlliçi.

“Na duhen parqe për fëmijët sepse shkojmë përditë nga liqeni duke kërkuar parking”, tha një qytetar.
“Nga ana tjetër e shef atë tjetrin në televizor: Po bëj parqe, po bëj lojëra”, ironizoi një tjetër banor.
Me anë të takimeve të përditshme dhe bisedave në terren, kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, po zhvillon një tur dëgjimi me banorët e kryeqytetit me qëllim që shqetësimet dhe kërkesat specifike t’i dëgjojë nga vetë qytetarët./ B.A. – CNA.al






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



