E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belinda Balluku propozon si Administrator të OST, ish-drejtorin e INUV-it të Bashkisë së Tiranës
Lajme

Belinda Balluku propozon si Administrator të OST, ish-drejtorin e INUV-it të Bashkisë së Tiranës

Skerdi Drenova është propozuar nga ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku si kandidati për postin e Administratorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Burime bëjnë të ditur se ministrja Balluku ia ka propozuar emrin e Skerdi Drenovës për miratim, Këshillit Mbikëqyrës të OST-së.

Ndërkohë që po sot ka dhënë dorëheqjen nga ky post, ish-administratori, Klodian Gradeci. Ky i fundit ka qenë krahu i djathtë i ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri.

Ndërsa propozimi i ri, Skerdi Drenova ka qenë deri disa muaj më parë si drejtor i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës.

Burime bënë të ditur se ai është shkarkuar nga ky funksion nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj, ndërkohë që sot është propozuar për të qenë administratori i OST.

Para se të drejtonte inspektoriatin e Bashkisë së Tiranës, Skerdi Drenova deri në vitin 2015 ka qenë në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

Prej gati një dekade ka udhëhequr produksione të tilla si “Tjetri”, “Master Chef”, “Big Brother”, “E diell”, “Pasdite në Top Channel”, “100 Milionë”, “The Voice of Albania” e disa programe të tjera.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.