Bëmat e Adelës së Armando Subashit në Fier
Më konkretisht, është ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Adela Hysenaj, 34 vjeçe, banuese në Fier, e akuzuar për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ajo njihet si një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Armando Subashit, teksa ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe prej vitit 2022 postin e nënkryetares së bashkisë, duke u shkarkuar pak kohë më parë.

Po ashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin Vasil Çeku, 41 vjeç, banues në Fier, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ai mbante poston e drejtorit në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier.
Ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Fierit, shtetasit Martin Dodi, 57 vjeç, banues në Fier, janë ekzektuar masat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit, teksa ai akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po ashtu është ekzekutuar masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese në Fier, e cila mbante postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, teksa ajo akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
Autoritetet raportojnë se masat e sigurisë ndaj tyre janë ekzektuar në kuadër të operacionit të koduar “Parking”, teksa janë lëshuar pas një një hetimi disa mujor të Prokurorisë së Fierit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Fierit ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nëse a ka patur dijeni për abuzimet e bashkëpunëtorëve të tij, por deri më tani nuk ka masë sigurie për të.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


