E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish zv.Kryeministrja sposton të besuarit e kryebashkiakut Fier
Flash

Ish zv.Kryeministrja sposton të besuarit e kryebashkiakut Fier

Belinda Balluku nuk ka më detyra në qeveri, por ka ende në dorë pushtetin e zgjeruar politik në Qarkun e Fierit, ku oreksi i saj për të ‘rehabilituar’ në institucionet vendore dhe qendrore njerëz të besuar të saj po përçan drejt pikës pa kthim socialistët në këtë qark.

Në këtë vazhdë janë edhe ndryshimet e fundit që kanë përfshirë grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste të Fierit.

Grupi deri më tani drejtohej nga Evis Sema, që mbante gjithashtu edhe postin e kryetares së këshillit të qarkut.

Ajo është shkarkuar nga detyra për t’i hapur rrugë emërimit të Marjus Vojës.

Në pamje të parë mund të duket një rrotacion mes socialistëve, por në vetvete këto ndryshime janë pjesë e luftës së brendshme mes klaneve të PS në Qarkun e Fierit, ku nga njëra anë është klani me të besuarit e Belinda Ballukut dhe përballë tyre ai i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armand Subashi.

Evis Sema ishte e njohur si pjesë e klanit Subashi, ndërsa personi që e zëvendëson atë, Marjus Voja është pjesë e klanit Balluku, kushëri me Arben Vojës, aktualisht drejtor i Spitalit të Fierit dhe gjithashtu mbështetës i Ballukut.

Këto zhvillime në nivel lokal sugjerojnë se ashpërsimi i luftës së klaneve brenda PS në nivel qendror po reflektohet me shpejtësi dhe gjithnjë e më thellë edhe në bazën e Partisë Socialiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.