E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tetovari Benamin Ferati “heroi” qe u fut per të shpëtuar dy vajzat në Zvërnec.
Lajme

Tetovari Benamin Ferati “heroi” qe u fut per të shpëtuar dy vajzat në Zvërnec.

PUBLIK.live/ E shtune, 15 Korrik 2017     Tre të rinj kanë humbur jetë pasi janë mbytur në plazhin e Zvërnecit, në zonën e Portonovës. Momente tmerri kanë qenë ato në të cilat dy vajza të reja, në lidhje gjaku me njëra-tjetrën, dhe një djalë 24-vjeçar nga Maqedonia, u munduan të luftonin me jetën, por nuk ja dolën dot.
Dy vajzat, Manuela Maraj 27 vjeç banuese në Babicë të Madhe në Vlorë, dhe kushërira e saj Xhoana Cani 25 vjeçe me banim në Tiranë, kanë rrezikuar të mbyten në thellësi, duke këruar ndihmë me aq sa mundeshin.

Në këtë situatë, pushuesit kanë njoftuar menjëherë policinë, por deri në këto çaste, trupi i njërës prej tyre doli i pajetë në breg të detit, raporton Express.

Drejt vajzës tjetër është nisur 24-vjeçari me banim në Tetovë të Maqedonisë, Benamin Ferati, i cili në tentativë për t’i shpëtuar jetën, është mbytur edhe vetë.

Shërbimet e Policisë kufitare kanë parë në breg trupin e pajetë të njërës prej vajzave, ndërsa me ndërhyrjen me mjete lundruese, ata kanë kuptuar se ishte tepër vonë pasi vajza tjetër dhe djali që hyri për ta ndihmuar, ishin mbytur.

E gjithë skena tragjike është parë nga dëshmitarët, të cilët kanë treguar momentin kur djali nga Maqedonia, që nuk kishte asnjë lidhje gjaku me vajzat, hyri në det me shpejtësi për t’i shpëtuar.
Një gjest për tu vlerësuar, por që i mori atij jetën, për shkak të vështirësive që ai mund të ketë hasur.

Në momentet kur një person është duke u mbytur, paniku që ai përjeton shpesh ka bërë viktimë edhe personin që hynë në det për t’i shpëtuar jetën.

Policia e Vlorës thotë zyrtarisht se të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.