E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Benet Beci dhe Noka shpërthejnë ndaj qytetarëve në rrjete sociale
Flash

Benet Beci dhe Noka shpërthejnë ndaj qytetarëve në rrjete sociale

Nuk i durojnë dot komentet kritike

Rrjetet sociale janë bërë arenë ku politikanët tregojnë punën e tyre, shpërndajnë fjalimet e kryetarëve ose… reagojnë ndaj komentuesve që nuk i duartrokasin.

Në Shkodër, Benet Beci, kryebashkiaku nga PS, duket se ka gjetur një mënyrë “profesoriale” për t’u marrë me qytetarët kritikë.

Një komentues që e pyet për biznesin në qytet mori një përgjigje tipike të Becit:

“Turp që s’bën dallimin mes qytetit dhe xhunglës.”

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

 

Kur dikush i shkruan më ashpër:

“Kësaj i vjen era mut, jo shtet,”

Beci përgjigjet me një qetësi të çuditshme:

“Të vjen ty.”

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

 

Edhe kur akuzohet për shkatërrime, kryebashkiaku nuk ngurron:

“Të kemi prish gjumin.”

Por kampioni i toneve agresive mbetet deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili nuk e kursen as fjalorin e rrugës:

“O kuqo, o karabush, pi nai cigare hashash”
“I padale.”

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

 

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

Duket se për Noka-n, mbrojtja e “nderit virtual” të partisë kërkon reagime pa filtër dhe me ton të ashpër ndaj kritikës.

Për qytetarët e thjeshtë që presin një debat serioz, rrjetet sociale duket se janë shndërruar në arenë për… përgjigje të ashpra dhe ironike nga kryetarët dhe deputetët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.