Benet Beci njoftohet për përfundimin e hetimeve në SPAK
TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është njoftuar zyrtarisht për përfundimin e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se SPAK ka mbyllur fazën hetimore dhe i ka komunikuar Becit aktin përkatës, duke i hapur rrugë hapave të mëtejshëm proceduralë sipas parashikimeve ligjore.
Hetimet ndaj Benet Becit lidhen me dyshime për shkelje në ushtrimin e funksionit publik, ndërsa pritet që në vijim Prokuroria e Posaçme të vendosë nëse çështja do të dërgohet për gjykim .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



