E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Benzi” del nga rruga dhe përplaset me bordurën, ndërron jetë i riu (EMRI)
Publik News

“Benzi” del nga rruga dhe përplaset me bordurën, ndërron jetë i riu (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Laç-Mamurras, në fshatin Zheji rreth orës  16:15.

Si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti tip “Benz”, i cili është përplasur më pas me bordurën e rrugës ka ndërruar jetë i riu Florjan Tafa, 24-vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.

 

“Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë”, njofton policia.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.