E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beograd, qindra mijëra zbresin në shesh
Lajme

Beograd, qindra mijëra zbresin në shesh

Dhjetëra mijëra studentë, të cilët për disa javë kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, bllokuan një nga sheshet kryesore në kreyqytetin serb gjatë një proteste të re të shtunën, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad. Në këtë qytet, më 1 nëntor, për shkak të rrëzimit të strehës së betonit në stacionin hekurudhor, vdiqën 15 persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Aktualisht, janë bllokuar më shumë se 50 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme.

Nën presionin e opinionit publik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 11 dhjetor njoftoi se do të publikohen dokumente mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor. Ndërsa autoritetet pretendojnë se kanë përmbushur të gjitha kërkesat, përfaqësuesit e studentëve thonë se dokumentacioni i publikuar nuk është i plotë dhe nuk jep përgjigje për pyetjen se kush është përgjegjës dhe çfarë ka ndodhur.

Image

Image

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.