E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beqaj paraqitet sërish në SPAK, shoqërohet nga avokati
Lajme

Beqaj paraqitet sërish në SPAK, shoqërohet nga avokati

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orës 09:00 në SPAK.

Beqaj është shoqëruar në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj.

Nuk dihet nëse Ilir Beqaj është paraqitur në lidhje me hetimet për koncesionin e sterilizmit, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka caktuar maën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, apo në lidhje me hetimet e reja që po kryen SPAK për abuzimet në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve dhe kompanive farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check-up.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.