Berat/ Aksident i rëndë në ‘Uznovë të Madhe’
Është raportuar se mesditën e sotme në zonën e Beratit ka ndodhur nje aksident i rëndë. Dy mjete janë përplasur në vendin që quhet “Uznovë e Madhe”, dhe njëra prej tyre ka përfunduar në oborrin e një banese.
Mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Hunday, 41-vjeçari Altin Hoxha, nga Gramshi, oficer në një Repart Ushtarak në qarkun e Beratit.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga automjeti duke prerë pjesët metalike.
I plagosuri Hoxha është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit. Drejtuesi i furgonit ka dalë pa lëndime nga mjeti.
Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë shoqëruar me praninë e lagështisë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



