BERBERI i ARRSH, ‘qeth’ 25 milion euro për 1800 metra rrugë
Evis Berberi, drejtuesi i Autoriteti Rrugor Shqiptar ka organizuar një tender për ndërtimin e fazës së katërt të aksit Elbasan- Qafë-Thanë.
A.N.K dhe 2T fitojnë kontratat 50 mln euro për lotin III dhe IV të Elbasan-Qafë Thanë
Në pamje të parë mund të mendosh sikur është ndonjë gjatësi e madhe, por jo.

Në fakt sipas dokumentave të tenderit, janë vetëm 1,860 metra. Por çmenduria është se këto metra do të kushtojnë gati 25 milionë euro me TVSH. Pra mesatarisht 13.4 milion euro për kilometër. Skandali shtohet akoma më shumë kur lexon se sipas dokumentave, rruga do të jetë e kategorisë B.

Pra mendoni se si për një rrugë të kategorisë B do të harxhohen rreth 13.4 milion euro për kilometër nga taksat e shqiptarëve. Këto para do t’u vidhen shqiptarëve nëpërmjet dy procedurave. Tenderi i parë ka si objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza IV), me fituese firmën A. N. K. të Agim Kolës.
Kjo firmë ka ofruar vlerën 2,085,915,775 lekë të reja pa TVSH ose rreth 24.5 milion euro përfshirë TVSH me kursin aktual. Përveç kësaj, Berberi ka organizuar dhe një tender të dytë për të supervizuar punimet.

Objekti i tij është “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza IV)”, me fituese firmën A & E ENGINEERING sh.p.k në pronësi të Entela Çano. Kjo firmë ka fituar me vlerën 24,267,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 285 mijë euro përfshirë TVSH.
Ndërkohë është e pakuptueshme se përse i marrin rrogat punonjësit e ARRSH-së kur edhe për të supervizionuar punimet duhet të bëjnë tender e të paguajnë para tek një firmë e jashtme.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



