E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beri Njuma:  Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë
Lajme

Beri Njuma: Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë

Gazetarja, Beti Njuma ka postuar në rrjetet sociale foto nga postimet e Erion Veliajt ku vihen re ndjekësit e tij të blerë, ku gazetarja i cilësoi si ushtria lajkatarëve e Çiçikovit Veliaj.

Njuma tha gjithashtu se, Veliaj është i rrethuar me një neveri publike për shkak të hipokrizisë dhe intrigave që ndërtoi rreth vetes ku nuk kishte asgjë të vërtetë veç parave.

‘Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë, e dashtë Zoti edhe fundi i një modeli që prej një dekade na hap barkun çdo ditë nëpër ekrane…’- cilëson gazetarja

Beti Njuma:

Ushtria e lajkatarëve të Çiçikovit Veliaj! Mbushur me ndjekës fake nga ata që blihen online. Me këtë armatë që mban lart frymën propagandistike Veliaj ka ndërtuar iluzionin e rremë sa ka mbështetje dhe e duan.

Llërëpërveshuri dhe punëmbaruari i bashkisë sot është i rrethuar nga një neveri publike për shkak të hipokrizisë dhe intrigave që ndërtoi rreth vetes ku nuk kishte asgjë të vërtetë veç parave.

Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë, e dashtë Zoti edhe fundi i një modeli që prej një dekade na hap barkun çdo ditë nëpër ekrane, në medie dhe në jetën publike!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.