E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëri sherr me njerëzit e gruas dhe u mbyll në shtëpi, ky është 25 vjeçari që po kërcënon me vetëvrasje në Fier
Publik News

Bëri sherr me njerëzit e gruas dhe u mbyll në shtëpi, ky është 25 vjeçari që po kërcënon me vetëvrasje në Fier

Një 25 vjeçar nga Fieri në gjendje të rënduar psikologjike po kërcënon se do të vetëvritet me kallash.

Ngjarja po ndodh në fshatin Zhupan të Fierit, ku 25 vjeçari Elton Meta pasi ka bërë sherr me njerëzit e gruas së tij, është mbyllur në shtëpinë e tyre me një armë kallashnikov dhe kërcënon se do të vetëvritet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po bëjnë përpjekje ta bindin të riun të mos kryejë vetëvrasje, por gjendja e tij psikologjike është shumë e rënduar.

Ende nuk dihet se sa persona të tjerë janë në banesë, ndërsa vazhdon përpjekja e policisë për të bindur të riun të dorëzojë armën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.