E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuza kryebashkiakes së Durrësit: Nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej një viti
Lajme

Berisha akuza kryebashkiakes së Durrësit: Nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej një viti

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, duke e quajtur “simbol të korrupsionit”.

Gjatë një takimi me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Berisha tha se Sako është Gjushi me pantallona, duke iu referuar Vangjush Dakos, teksa shtoi se ajo është më mëkatare se vetë Gjushi.

Berisha u shpreh se Sako nuk njeh asnjë limit, duke shtuar se “nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë”.

“Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën.

Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë. Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.

Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona. Sako është një Gjush me pantallona, Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.

Ndaj 11 Maji është përgjigja. Sako nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit, është simbol i korrupsionit m shumë se Gjushi, nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.