Berisha: Altin Troplini u dekorua nga Blinken
Një anëtar i pafytyrë i organizatës kriminale të Sorosit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur përpara SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
“Altin Troplini u dekorua nga Blinken, një anëtar i pafytyrë i organizatës kriminale të Sorosit”, tha kreu demokrat.
Berisha: Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.
Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.
Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.
Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.
Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.
Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.
Prisni tani…
Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu.
Berisha përsërit akuzat për Ballën: I lidhur me krimin. Kam bisedat, ja çfarë u premtoi…
Berisha tha se Taulant Balla ka folur me Suel Çelën. Sipas tij, Balla i ka thënë Suel Çelës se “bandat e tjera do i arrestojmë, kurse ju na duheni për vota”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



