E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ankohet në Strasburg; kërkon lirimin nga arresti shtëpiak!
Lajme

Berisha ankohet në Strasburg; kërkon lirimin nga arresti shtëpiak!

Gjykatat, sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë.

Pas 6 muajsh “arrest shtëpiak” dhe një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut.

Përmes një kërkesë padie, avokatët e ish kryeministrit i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës, e cila sipas tyre, është e pabazuar në ligj.

Veç kësaj ish-kryeministri i numëron  gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që  bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar në parlament.

Gjykatat, sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë. Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Ndodhur në këto kushte, ish-kryeministri iu drejtua Strasburgut, pa shteruar dhe pa pritur edhe kushtetuesen. Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin.

Dhe nga ana tjetër, sidomos ish kryeministri që përpos politikës ka ndezur dy vatra të tjera gjyqësore .Njëra për heqje të masës së arrestit shtëpiak. Merr përgjigje në gjykatën e lartë më 16 korrik. Dhe tjetra në 19 korrik, në gjykatën antikorrupsion e cila ka urdhëruar avokatët të njihen me punën dy mujore të prokurorisë vetëm mbasi të kenë paguar shpenzimet gjyqësore por nuk është surprizë që si çdo hap tjetër të kundërshtohet

Berisha pritet të mos ankohet të mos e godasë dhe të mos e kundërshtojë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit. Por mësohet se po bëhet gati t’i drejtohet kushtetueses me një seri pretendimesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.