Berisha, Basha apo Prendi, kush është kersonazhi kyç i 21-Janarit?
Analisti Lorenc Vangjeli tha se ngjarjet e “21 janarit” vazhdojnë të jenë një plagë e papërmbyllur për shoqërinë shqiptare dhe duhet një hetim i plotë, jo vetëm penal, por edhe politik dhe moral.
Duke komentuar thirrjen e Sali Berishës në SPAK, Vangjeli theksoi se ajo çfarë ka ndodhur nga viti 2011 deri më sot tregon shumë për trajektoren politike të Partisë Demokratike. Ai vuri në dukje se eksponentët kryesorë të PD-së, duke nisur nga Sali Berisha e deri te Lulzim Basha, nuk kanë thënë të vërtetën për ngjarjet e 21 janarit.
“Lulzim Basha ka detyrën dhe detyrimin që të rrëfejë të vërtetën e tij. Çfarë ka ndodhur në 21 janar shpjegon trajektoren shumë të çuditshme, luhatjet, dashuritë dhe urrejtjet e këtyre personazheve, të cilët veç e veç nuk kanë dhënë të vërtetën. Ajo që ndodhi shpjegon shumë dinamika brenda Partisë Demokratike gjatë pjesës së fundit të mandatit të saj, 2011-2013, dhe në rivalitetin për kryetarin e PD-së mes Lulzim Bashës dhe të ndjerit Olldashi, deri në rizgjedhjen e tij pas humbjes së Bashës në 2021,” tha Vangjeli.
Analisti nënvizoi se “21 janari” mbetet një varr i hapur dhe se shoqëria shqiptare ka një borxh për të zbardhur të vërtetën. “Në këtë proces nuk mund të ndahen linjat e hetimit: penal, politik dhe moral. Vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë, e cila nuk ka pasur kurajon të bëjë revolucion, mund të bëjë një evolucion të ndriçuar,” përfundoi ai për “RTSH”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



