Berisha: Basha i dorëzoi Escobarit, listën e biznesmenëve që mbështesin “Foltoren”. U thirrën një nga një në ambasadë
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se kryedemokrati Lulzim Basha i ka dorëzuar të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar listën me emra biznesmenësh që sipas tij kanë mbështetur foltoren e tij pasi u shpall non grata.
Sipas Berishës, se ata janë thirrur një e nga një në ambasadë për të dhënë deklarimet e tyre ndërsa theksoi se ai se nuk ka kërkuar asnjë qindarkë të vetme për mbështetjen e ‘Foltores’.
“Brenda kryesisë nuk kam pyetur asnjeri pasi kryesia nuk ekziston. Me aleatët kam komunikuar dhe janë në mbështetje të PD dhe të përpjekjes së Rithemelimit të saj. Besoj se në mënyrë transparente i janë ofruar të gjitha shanset por zoti Basha në vend të reflektimit mbi shkelmimin që i bëri statutit, zgjodhi vetëm mashtrimin. Ai iu ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij mashtrime nga më monstruozet. Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë foltoren, zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në Foltore por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është ky. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha për Abc News.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



