E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ‘bashkohet’ me  Ramën/ “Të miratojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve të enjten në parlament”
Politikë

Berisha ‘bashkohet’ me Ramën/ “Të miratojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve të enjten në parlament”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të parlamentit ditën e enjte për të votuar ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Kështu ai sfidoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se nëse premtimet e tij janë të vërteta dhe jo thjesht në kuadër të fushatës, të votohet të enjten ligji.

“Me një marrëveshje të turpshme me Alibashën mbylli parlamentin dhe këtë e bëri vetëm se ai premtim ishte një mashtrim, por unë jam sot këtu në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhë me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojnë ligjin për rritjen e rrogave dhe të pensioneve.

Të tallesh me njerëz që numërojnë edhe qindarkën duke i joshur me premtime boshe është akt cinik dhe i bërë në kohë fushate është krim elekotral.

I them Ramës bëhu njeri me ndjenja për qyetetarët dhe hajde të votojmë ligjin e rritjeve të rrogave.

Kjo ka si synim jo bashkëpunimin me ty, por ka si qëllim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Pra e enjtja është një ditë prove për të vërtetën e këtij premtimi”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.