E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Belinda Balluku po tenton të blejë shtetësi në Serbi!
Lajme

Berisha: Belinda Balluku po tenton të blejë shtetësi në Serbi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është në përpjekje për të siguruar shtetësi në disa vende të huaja përmes investimeve.

Sipas Berishës, këto pretendime mbështeten në informacione të marra nga ajo që ai e quan “qytetari digjital”. Ai u shpreh se Balluku ka tentuar së fundmi të përfitojë shtetësi edhe në Serbi, përmes skemave të investimit.

“Ajo çka mund të informoj unë, të dhëna nga qytetarë digjitalë më pohojnë se Balluku, Lubia është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi më tej se, sipas të njëjtave burime, këto përpjekje nuk kanë rezultuar të suksesshme, duke theksuar se tentativa të ngjashme janë bërë edhe në vende të Gjirit Persik, por pa arritur rezultat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.