E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha dhe deputetët e përjashtuar futen në zyrën e Bushkës, debate të forta: Nxirrni gardën jashtë
Politikë

Berisha dhe deputetët e përjashtuar futen në zyrën e Bushkës, debate të forta: Nxirrni gardën jashtë

Debate ne Sekretariatin për Etikës deputetët e opozitës, të përjashtuar nga Kuvendi pas sherrit të ndodhur dje, janë futur në zyrën e Klotilda Bushkës, duke mos lejuar mbledhjen.

Me tone të ashpra dëgjohen Albana Vokshi dhe Flamur Noka, teksa i kërkojnë gardës që t’i lejojë që të marrin pjesë në mbledhje. Ndërkohë gjithë ç’po ndodh, Sali Berisha dhe Albana Vokshi janë futur live në Facebook për të njohur publikun me situatën.

“Po provokon me gardën, largoje gardën”, dëgjohet të thotë Vokshi.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushka, duke i thënë se nuk do t’i lejojnë  t’i përjashtojnë pa asnjë lloj argumenti. Mbledhja ka qene me dyer te mbyllura, por deputetet demokrat jane futur live ne Facebook.

“Je prapë në shkelje sepse nuk na ke dërguar asnjë material ku argumenton se pse po përjashtohen anëtarët e opozitës. Keni kaq ditë e nderuar kryetare që po bën si t’ju dojë qejfli dhe jeni duke tallur të gjitha me ne. Nuk do të lejojmë të na përjashtoni pa asnjë lloj argumenti, nuk mund të na mohoni fjalën në parlament dhe në komisone Ti vazhdon ta kthen këtë sekretariat të etikës të privatizuar”, tha Korreshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.