E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha e pranon foton me Enver Hoxhën: Ishim në një ditëlindje
Lajme

Berisha e pranon foton me Enver Hoxhën: Ishim në një ditëlindje

Ish-Kryeministri Sali Berisha e pranoi foton e publikuar për herë të parë nga Fiks Fare me Enver Hoxhën, por tha se personalisht nuk e kishte takuar asnjëherë diktatorin.

Ai pranoi gjithashtu se fotoja është shkrepur gjatë një feste.

“Kemi qenë në një ditëlindje që me sa di unë e Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni. Unë e kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam pasur miqësi me djalin e tij. Kjo është fotografia”,tha Berisha në një intervistë për Opinion.

Ai e mbrojti këtë version duke deklaruar se ka dëshmitar edhe ish-mjekun e Enver Hoxhës, Isuf Kalon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.