E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Edvin, marr ftesa çdo 2 muaj nga ‘përtej oqeanit’, por na thuaj, madam Basha ka aksione në bankën offshore?!
Politikë

Berisha: Edvin, marr ftesa çdo 2 muaj nga ‘përtej oqeanit’, por na thuaj, madam Basha ka aksione në bankën offshore?!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar ashpër me kreun e qeverisë në Kuvend duke i bërë të ditur se ai merr ftesa rregullisht çdo dy muaj nga “përtej oqeanit” dhe se në marrëdhëniet me SHBA-në ka arritur atje ku Rama nuk do të mund të arrijë kurrë.

Berisha iu përgjigj kështu një pyetjeje provokative dhe tendencione nga Rama nëse mund ta kalonte oqeanin. Por Berisha iu përgjigj haptazi se që kur kishte lënë drejtimin e PD-së, ai nuk bënte më udhëzime zyrtare, por së pari, ai i bëri ramës një pyetje për bashkëshorten e tij Linda Rama dhe interesat që ata kishin në ABI Bank.

Edvin! Na thuaj pak: madam Basha, ka opsione apo aksione në bankën offshore? E para.

E dyta! Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shallë në Berlin dhe s’të lanë asnjë takim.

E treta! Po e them haptaz! Kur unë u largova nga aktiviteti, kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo që më ka ardhur.

Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit, absolutisht, më shumë ftesa se kushdo tjetër dhe ?5d doy muaj.

E kam bërë të qartë  se unë kam ndërprerë çdo lloj udhëtimi zyrtar, sepse unë nuk përfaqësoj më një forcë politike, por veten time. Ndaj Edi, që ta dish ti, në ëmnyrë absolute kam marrë ftesa dhe marr poe kam vendosur që nuk udhëtoj për udhëtime zyrtare askund.

Me SHBA-në, kam arritur aty ku nuk mund të arrish ti kurrë. Nuk i kam thënë “turpi i qytetarimit” tjetrit si i the Donal Trump dhe pastj jep 20 mijë dollarë për ta takuar. Ke filluar një lojë të madhe në kurriz të shqiptarëve!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.