E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve, të ndërhyjë OKB dhe KiE
Politikë

Berisha: Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve, të ndërhyjë OKB dhe KiE

Kreu i Partisë Demokatike Sali Berisha hodhi akuza të forta se Enver Sheshi, një prej të arrestuarve për aferen e incenettorëve u vra nga mafia e djegësve.

Berisha akuzoi drejtësinë se po bllokon hetimet për vdekjen e Sheshit me urdhër të Edi Ramës, ndërsa i bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të hetojnë.

Aferë flagrante e cilëson Berisha atë të inceneratorëve, që sipas tij dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan si organizatë e mirëfilltë kriminale.

Deklaratat, Berisha i bëri në një dalje për mediat në selinë blu, nga ku komentoi edhe vendosjen e sistemit të kamërave në Shkodër, që sipas tij është dëshmi e fuqisë së mafias.

Sipas Berishës, i njëji sistemi i kamerave të specializuara nga organizatat kriminale nuk është vëtëm në Shkodër por në çdo qytet të vendit, pasi Rama e ka kthyer Shqipërinë në narko-shtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.