E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet me emra: Ja kush ishte në takimin e Arubës
Lajme

Berisha flet me emra: Ja kush ishte në takimin e Arubës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë lidhur me të ashtuquajturën “dosja Aruba”, duke e cilësuar këtë çështje si një skandal ndërkombëtar që nuk do të mbyllet kurrë dhe që, sipas tij, ndodhet tashmë në duart e drejtësisë belge.

Në një prononcim për mediat, Berisha përmendi me emra zyrtarë të lartë të përfshirë në çështje, duke deklaruar se në takimin e përfolur kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, dhe një ministër i kabinetit qeveritar.

I pyetur nga gazetarët nëse në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Berisha nuk e konfirmoi, por tha se emri i tij është lakuar nga një gazetar italian, i cili i është referuar materialeve hetimore të autoriteteve italiane.

“Thuhet që në Aruba ka qenë Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, në dosjen e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo, nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar, siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e dosjes italiane. SPAK e mban të fshehtë. Duhet ta marrim vesh nga belgët, italianët dhe Dumani që kërkonte të zgjaste mandatin, i mbante të fshehta”, – u shpreh Berisha.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur ai ndodhet në masë arresti shtëpie, ndërsa vijon të jetë aktiv në akuzat ndaj qeverisë dhe institucionit të SPAK. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi deklaratat për dosjen “Aruba”, ndërsa çështja vijon të mbetet pjesë e diskutimeve publike dhe politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.