E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për Foton me Agron Nezën dhe thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK
Publik News

Berisha flet për Foton me Agron Nezën dhe thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK

Pas reagimit të Agron Nezës dhe publikimit të fotos me të, ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili në deklaratën për mediat, ka mohuar të ketë njohje me të, por jo me familjarët e tij.

Sa i përket fotos, Berisha sqaroi se foto me të mund të kenë 100 mijë shqiptarë, por kjo nuk do të thotë se i njeh.

“I kam njohur të tjerët, dhe jo këtë. I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën, se ka një fotografi me mua. Mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo s’do të thotë se i njoh. Njoh shumë nga familjarët e tij, por atë se njoh. Ka njeri që akuzon veten e tij? E kupton veprimin e tij. Ai do bëjë deklarata që të lehtësojë veten e vetë.”, tha ai.

Ndër të tjera, ka komentuar edhe thirrjen e të birit Shkëlzen Berisha në SPAK, ku është shprehur se është një përpjekje për të errësuar aferën e McGonical.

“Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizmin e Skapit të partisë. Komisioni do ngrihet, parlamenti nuk funksionon më. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasësin me pagesë për të shkatërruar opozitën shqiptare.”, tha Berisha./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.