Berisha flet për pritën që i bëri Rama, tregon rrugën e vetme të opozitës: Djegie e mandateve
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur jashtë Kuvendit, pasi shumica zgjodhi prokuroren e vendit, tregoi për pritën që sipas tij i bëri Rama, si një akt të paprecedentë në Kuvend.
“U nisa drejt foltores për të thënë tre minuta fjalë të mia për procedurë, rama urdhëroi mercenare shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë gjë e cila nuk ka ndodh kurrë në historinë e parlamentit, pra pasi kryetari jep fjalën një cub, fundërrinë, pa asnjë moralitet njerëzor, pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin përpara të më pengojnë, cfarë është, Rama e bëri, nuk e bëri Gramoz Ruçi, kurrë”- tha
vijuar më tej për rrugën e vetme të opozitës, përfshirë djegien e mandateve.
“Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament, e dhunuar në këtë shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Rama të marrë cdo vendim për të përmbysur narkoregjimin e Ramës. E siguroj opozitë se ne pushtet e sjellin ata gra e burra që kanë ardhur nga mbarë vendi për mbrojtur kuvendit dhe Kushtetutën e tyre. Në parlament me banditë që i vënë prita deputeteve ka një gjuhë, djegien solemne të mandateve. Nuk ka ndodhur kurrë që deputetit ti organizohet pritë në Kuvend. Në këto kushte opozita vetëm sa i largohet qytetarit dhe qëllimit të saj dhe bëhet horizont i pakapshëm”- tha ai.
Berisha më i ashpër se kurrë ndaj Ramës: Kryepisi dhe kryehorri po shpall luftë
Ish-kryeministri Sali Berisha me tonë të forta dhe më i ashpër se kurrë ka shpërthyer sot kundër Ramës në Kuvend.

“Kryehorri, pis pisi, që do sot të bëhet kryeprokuror, fut Gardën në një akt të pashembullt për të ndërprerë të drejtë e fjalës që e mora në përputhje me procedurën. Me kete akt ky horr shpall lufte ne parlament dhe te jete i bindur qe do ti qendrojme dhemb per dhemb ketij kryepisi dhe kryehorri te Shqiperise, atij qe kerkon sot te behet edhe kryeprokuror i Shqiperise!”- tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



