E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha  flet për “reflektim” nga Kuvendi Kombëtar: Kombi ynë ka humbur shpresën, kohë e zezë për vendin
Politikë

Berisha flet për “reflektim” nga Kuvendi Kombëtar: Kombi ynë ka humbur shpresën, kohë e zezë për vendin

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi i tij Kombëtar bëri një analizë të situatës politike në vend, ndërsa theksoi se në krye të qeverisë udhëheq një bandë.

Gjatë fjalës së tij para delegatëve dhe anëtarëve të PD-së, por edhe të ftuarve, Berisha tha se kjo është një kohë e zezë për vendin.

“Ardhja juaj sot në këtë Kuvend, është dëshmi e vazhdimit të lidhjeve mes dy forcave politike (për deputetin e Forca Italia), mes Forca Italia dhe PD-së, miqësi dhe bashkëpunim që nisi që në ditët e para të themelimit të kësaj partie nga i pavdekshmi Sivlio Berlusconi.

Të dashur delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD, jemi në mbyllje të vitit 2023. Fundi i vitit është gjithmonë kohë reflektimi, por sot ju ftojmë që të bëjmë një reflektim më të thellë, pasi kjo dekadë përbën një kohë të zezë për vendin. Kombi humbi shpresën, humbën votën e lirë. Ky ishim dhe ku jemi? Sot Kombi ynë është një komb shpresë humbur, që lëngon pasi trupi i tij është i kapluar nga metastazat e krimit, pasi është ndër më të plaçkiturit në vendet e Europës. Pronat po rrëmbehen nga investitorët strategjikë. Nuk kemi më gjykata popullore, por SKAP-in e partisë. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë, duke e shndërruar Tiranën si Beogradin e dytë. Popullsia është ulur me 35% në 10 vite. Kombi ynë është një komb në vdekje.”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.