Berisha flet për vendimin e GJKKO për masën ndaj tij : Trakte të shkruara në zyrën e Ramës
S’e konsiderojnë heqje lirie ndalimin e daljes jashtë vendit
Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për lënien në fuqi të masës së sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe detyrim paraqitje.
Berisha thotë se kjo shkresë është bërë nga Edi Rama dhe se është në kundërshtim me ligjin.
“Dje Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e detyrimit dhe ndalimit të dhëna ndaj Berishës, nuk përbëjnë heqje lirie por kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.
Kjo shkresë është bërë në Tiranën e Edi Bastardit, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



