E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ironizon konkurimin me Bashën: Njësoj sikur të më thuash a do bësh garë me Ramën
Lajme

Berisha ironizon konkurimin me Bashën: Njësoj sikur të më thuash a do bësh garë me Ramën

Në deklaratat e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk do të ketë një përballje mes tij dhe Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike. Ai ka përdorur ironi për të thënë se një garë mes tyre është e papranueshme, duke e krahasuar atë me një garë mes tij dhe Edi Ramës në PD. Berisha ka akuzuar Ramën për ndërhyrje në procesin penal të Bashës .

Sali Berisha: “Mund të më pyesje një garë mes meje dhe Ramës në PD, është kaq e ngjashme. Faktet s’janë për tu injornuar por për tu pasur parasysh, nuk ka asnjë stisje për këtë që them.

Basha ishte në një proces penal, për këtë Rama pagoi McGonigal. Akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi deri në prag dënimin e tij në 6 vite burg. Ai nuk e ka treguar kurrë se i mori këto para.

Në këto kushte Rama i mbylli dosjen me një prokuror, ka një prokuror tjetër që ka firmosur kundër mbylljes dhe firma e tij mjafton që dosja të hapet në çdo kohë. Ju më thoni që pengu i Ramës, të vazhdojmë të biem në skenarin e Ramës.

Zhvillimet e fundit janë skenar i Ramës, për të shëmtuar sa më shumë opozitën.

Ka akoma njerëz që mashtrohen dhe besojnë se ai është opozitë, është peng dhe letër pa vlerë.

Disa gjëra nuk mund të ndodhin pasi la kod moral në çdo gjë.

Njësoj sikur të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Tani këto nuk mund të ndodhin.

 

p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.