E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mban fjalimin nga ballkoni i shtëpisë dhe ka një mesazh  për të rinjtë
Lajme

Berisha mban fjalimin nga ballkoni i shtëpisë dhe ka një mesazh për të rinjtë

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban fjalimin e tij nga ballkoni i shtëpisë, ku para banesës janë mbledhur dhjetëra qytetarët dhe eskponentë të PD-së për të protestuar.

Berisha dha një mesazh shumë të fortë për të rinjtë duke thënë se ata janë era e ndryshimit.

Nga ana tjetër akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, si shkakun e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Sot Edi Rama flet nga mëngjesi deri në darkë por nuk flet dot një herë të vetme për të rinjtë. Sot Veliaj i mbledh ata vetëm kur do të vjedhë në koncerte. Sot Rama dhe qeveria e tij nuk kanë shpenzuar për rininë shqiptare as gjysmën e fondeve.

Kosova shqpërbleu me 100 euro pensionistët dhe të rinjtë. Ndërsa Rama mendon si e si të largohen nga Shqipëria.

Ata nuk e duan arrogancën e tyre. Urrejnë vjedhjet që iu bëjnë shqiptarët.

E dinë që turpërohen kur bën kllounin në Bruksel dhe nuk mund të pajtohen me skandalet e tij. Çdo i ri ka të drejtë të ëndërrojë që Tirana të jetë foleja e të ardhmes së tij.

Rama ka vendosur mesataren si satër për të mbyllur dyert për universitetet.

Si mund të kërkojnë folenë e të ardhmes në Shqipëri ku në universitetet e Tiranës paguajnë një tarifë 5 herë më të lartë se në Austri, Itali, Francë, Gjermani dhe në çdo vend tjetër.

Si mund të jetë Tirana vendi i ëndrrave të të rinjve shqiptarë kur qiratë në kryqytet janë nga më të lartat në Europë.

Si mund të jetë kryeqyteti i ëndrrave të të rinjve kur duhet të punojnë 60 vite për të blerë një apartament.

Agresioni i narkoshtetit i kësaj bande me në krye Ramën që vjedh çdo ditë të rinjtë shqiptarë ka bërë që Shqipëria të boshatiset nga të rinjë. Janë larguar mbi 500 mijë të rinj”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.