E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha me deklaratë rë fortë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorët më të korruptuar në histori
Lajme

Berisha me deklaratë rë fortë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorët më të korruptuar në histori

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, duke i quajtur ata diplomatët më të korruptuar në historinë e diplomacisë botërore. Gjatë një konference për shtyp, Berisha i akuzoi ata për mashtrim në procesin e vetingut dhe për dështimin në garantimin e një sistemi të drejtësisë funksionale në Shqipëri.

“Garancitë absolute për vetingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale, por ato u hodhën poshtë. Donald Lu dhe Romana Vlahutin e bazuan procesin në një mashtrim,” deklaroi Berisha.

Ai rrëfeu një bisedë me dy ish-ambasadorët, të zhvilluar gjatë kohës kur ishte në zyrën e tij, ku ata kishin garantuar burime të kualifikuara për shqyrtimin e dosjeve të gjykatësve dhe prokurorëve. “Më thanë se kanë njerëz të kualifikuar, madje edhe nga radhët e atyre në pension. Ky ishte mashtrimi ku u mbështet gjithë procesi,” u shpreh kreu i PD.

Berisha e cilësoi procesin e vetingut si një “gjueti shtrigash,” duke përmendur raste konkrete që sipas tij tregojnë padrejtësitë e këtij sistemi.

“Një prokurore që i ati i kishte kthyer rrogën nuk u pranua, ndërsa dikush tjetër, që e ka marrë burrin dhe ka marrë para hua nga ish-bashkëshortja e tij, u pranua. Janë absurditete që nuk i gjen as në romanet e Markezit,” ironizoi Berisha.

Në përfundim, ai theksoi se procesi i vetingut ka dështuar të ofrojë një drejtësi të besueshme dhe ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike. “Dëmi financiar për mosgjykimin e çështjeve civile kalon mbi 4 miliardë euro. Asnjë investitor serioz nuk do të vijë në një vend ku siguria juridike është zero,” deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.