E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mesazh Ramës: Edhe në vrimë të miut të futesh, nuk shpëton nga ky cunam
Politikë

Berisha mesazh Ramës: Edhe në vrimë të miut të futesh, nuk shpëton nga ky cunam

Në një prononcim live nga protesta për News 24, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ditët e kryeministrit Rama janë të numëruara.

Sipas tij, fati i tij do të jetë fati që kanë të gjithë diktatorët.

“Kjo protestë do të përmbysë Ramën dhe forcë që ta shpëtojë atë nga ky vrull popullor nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në Azi dhe Afrikë, por në këtë vend i ditët e numëruara. Unë sot jam një protestues dhe protesta ka një vrull dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Tirana kryeqytet botëror i protestës. Fatin që kanë diktatorët do të ketë edhe Rama. Edhe në vrimë të miut të shkojë nuk do të shpëtojë nga ky cunam”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.