E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha  : Në fermën e derrave , narkoderrat, kushurinj dhe ilaka derrat janë më të barabartë se të tjerët!
Politikë

Berisha : Në fermën e derrave , narkoderrat, kushurinj dhe ilaka derrat janë më të barabartë se të tjerët!

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një rekord të zi botëror dhe një akt të pa shembullt në historinë e drejtësisë vendimin e Gjykatës së Durrësit për të konfirmuar mandatin e kryebashkiakes Valbona Sako.  

 

Berisha thotë se gjykatësi jashtë çdo kompetence ligjore me urdhër të kryeministri Rama rrëzoi vendimin e koleges së tij, duke shtuar se në sistemet e drejtësisë kudo në botë vendimi i një gjykate shqyrtohen nga një gjykatë tjetër më lart.

Reagimi i plotë i Berishës:

Nje rekord tjeter i zi boteror i narkoshtetit te Edvin Mafise!

Akti i gjykates se Durresit, akt i pashembullt ne historine e drejtesise se botes.

Miq, dje narkoshteti i Edvin Mafise regjistroi rekordin e zi botëror të rradhës. Ne kundershtim flagrant me ligjet, Kushtetuten e Shqiperise por edhe te çdo vendi ne planet, demokraci apo diktature qofte ai, ne Gjykaten e Faktit te rrethit te Durresit, nje gjykates i saj, jashte çdo kompetence ligjore, me urdher te Edvin Mafise rrezoi vendimin e nje dite me pare te koleges se tij.

Me kete akt ky mercenar pa ligj, nder dhe moral i narkoshtetit pa iu dridhur dora kriminale shenoi keshtu nje rekord te zi jo vetem ne historine 107 vjeçare te shtetit por ne historine e drejtesise boterore, ne te cilen nuk ka ndodhur kurre qe vendimi i nje gjykatesi te hidhet poshte nga vendimi i nje gjykatesi tjeter i te njejtes gjykate.

Ne ligjin boteror te drejtesise, vendimi i gjykatesit apo gjykatesve shqyrtohen vetem nga gjykates dhe gjykata te nje shkalle me te larte.

Kurse dje ne gjykaten e Durresit, narkogjykatesi Reka, kushuriri i dashur i mafiozit Sugar Fuga, hodhi poshte vendimin e koleges se tij bazuar ne parimin se ne fermen e derrave te gjithe jane te barabarte por narkoderrat, kushurinj dhe ilaka derrat jane me te barabarte se te tjeret!

Turp, njemije here turp. Iu bej thirrje qytetareve te Durresit te mos pranojne kurre pushtetin mafioz te ndrikulles tejet te rrezikshme Sako. Sako shporru!Rama ik! Fitore! sbp

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.