E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nga Belshi: Kosto e prodhimit të energjisë është 0.9 lekë, qeveria ua shet shqiptarëve me 95 lekë kW
Lajme

Berisha nga Belshi: Kosto e prodhimit të energjisë është 0.9 lekë, qeveria ua shet shqiptarëve me 95 lekë kW

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Belsh ku në një takim me fermerët është pyetur nga një i mposhuar lidhur me faturat e fryra të energjisë elektrike dhe mungesës së ujit vaditës dhe të pijshëm.

Ish-kryeministri duke iu referuar çmimit të energjisë, zbuloi për publikun koston me të cilën prodhohet 99% e saj dhe ajo është vetëm 0.9 lekë për kilovat, por qeveria e shet te qytetarët me 95 lekë.

I moshuari në takim: Futja e Demokracisë, çlirimi i dytë i Shqipërisë. Kjo fjalë nuk më hiqet nga mendja mua, fare. Jam i moshuar, jam 85 për 86. Kam disa pakënaqësia, qe qysh qe. Vajti qysh vajti. Se kur erdhi demokracia u gëzuam por që do ishim kaq armiq ndaj njëri-tjetrit nuk e prisnim. Por jam i gëzuar se u ktheve sot për herë të dytë demokrat këtu. Se ça domethënë avokat, e di ti se unë pa shkollë jam. Ne po luftojmë njëri-tjetrin socialistë dhe demokratë. Por ne jemi vëllezër. Po plasi lufta s’ka demokratë e socialistë. Unë kam pakënaqësi, kur unë qytetar i Republikës Popullore të Shqipërisë, më vinë në librezën e çunit 13 milionë lekë drita. I bëj thirrje Edi Ramës se 100 milionë ka, se qenka më i mirë ai italiani se unë që jam shqiptar. Nxirre ta marrë Sali Berisha. Mos i lini këto gjëra. Një gjë tjetër kam se janë me ujë këtu gjolet. Me 7501 mua ma morën tokën. Tokës time, të babës tem gjyshit tem nuk i njihet emri. Ta bëj kërkesë të më njihet mua. Ikëm nga kjo një thirrje i bëj Sali Berishës. Populli i Dumresë jemi punëtor, por gjërat e tjera nuk po ikin mirë se na zuri varfëria, por fëmijët e mi të rrinë në emigracion.

Berisha: Do të them vetëm një fjalë për energjinë. Energjia në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet në masën 99%. Prodhohet me kosto 0.9 lekë në prodhim. Kaq është kostoja. Ja u shet qytetarëve me 95 lekë. Ja u shet pra 95 herë mbi koston dhe kjo është absolutisht e padrejtë. E rriti çmimin nga 70 në 95, ndërsa biznesit nga 60 në 180 lekë. Pra është gjithçka se çfarë shikon. Nëse shikon interesin e qytetarit ti këtë s’duhet ta bësh kurrë. Ti nuk e prodhon nga termocentralet që të fusësh litrin e naftës. Po kështu uji, kanë shumëfishuar çmimin e ujit në një vend që ka ujë plot. Ka vende në Evropë që kanë ujë dhe ia japin falas qytetarëve. Unë nuk them falas por në mënyrë absolute çmimi i ujit do të përgjysmohet. Shkoni në burimet e Tomorit, ato mjaftojnë për të furnizuar me ujë nga Lushnja deri në Vlorë. Merr burimet e Vaut të Dejës për gjysmën tjetër të vendit. Por ky mendon si t’ia heq bashkive faturat e ujit dhe t’ia jap qeverisë që ti grumbullojë. Gjërat janë në konceptin e bordeve komuniste. Bordet rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.