E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ngatërron inicialet “BB”: Nuk është Ben Blushi, por Besnik Bami
Lajme

Berisha ngatërron inicialet “BB”: Nuk është Ben Blushi, por Besnik Bami

Gjatë një komunikimi publik me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në të ashtuquajturën “dosja Balluku” përfshihen emra të medias dhe biznesit, duke pretenduar se inicialet “BB” i referohen Ben Blushit. Megjithatë, kjo deklaratë rezulton e pasaktë.

Sipas verifikimeve mbi dokumentet dhe materialet e publikuara të dosjes hetimore, inicialet “BB” nuk i përkasin Ben Blushit, por i referohen Besnik Bamit. Shikohet qartë fare duke u nisur që nga leximi i tekstit në komunikimin mes Berberit dhe Ballukut dhe kuptohet që “bb” ka një tender mirëmbajtje. Pra, personi “bb”, është pronar i një kompanie rrugësh, gjë të cilën Ben Blushi nuk e ka, por Bensik Bami po.

Ky sqarim hedh poshtë interpretimin e dhënë nga Berisha mbi identitetin e personit të përmendur në përgjime.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se biznesmeni Karlo Bolino nuk është i vetmi emër i përfshirë në dosje, duke shtuar se, sipas tij, shuma të konsiderueshme parash janë përvetësuar edhe nga media të mëdha, përfshirë Top Channel, si dhe nga persona të lidhur me atë që ai e quajti “Top Tuneli”.

Kreu i PD-së foli për ekzistencën e një “rrethi vicioz” të pastrimit të parave përmes mediave, duke pretenduar se fonde publike janë përdorur për të ndikuar opinionin publik dhe për të mbuluar, sipas tij, aferat korruptive të zyrtarëve të lartë. Në qendër të këtij mekanizmi, Berisha përmendi zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ai theksoi se pasojat më të rënda të këtij sistemi, sipas tij, bien mbi qytetarët, veçanërisht mbi të sëmurët, të cilët mbeten pa ilaçe për shkak të keqpërdorimit të fondeve publike, ndërsa media, siç u shpreh ai, zgjedh të heshtë.

Në përfundim, Berisha deklaroi se dokumentet e bëra publike duhet të nxisin “zemërimin e merituar” të qytetarëve shqiptarë ndaj asaj që ai e cilësoi si një mafie politike-mediatike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.