Berisha përgjigjet kur do të shkojë në selinë e PD-së: Ramës i them hiq dorë nga përpjekja për…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se ai do të shkojë në selinë e PD-së sapo të krijohet momenti. Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Berisha u shpreh se kryeministri Rama po e mbron atë.
Berisha i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga mbrojtja që po i bën Lulzim Bashës.
“Peng Basha nuk do doja që të flisja fare për këtë sot. I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës, sepse çfarë mund të flasësh. ai tregoi që është një kufomë politike.
Selia është një dhe vetëm një, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës. Edi Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për ti garantuar mbijetesë pengut tënd, sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do të kthehet tek te ti. Revolucionin nuk e rrëzon dot askush, mos bëni shaka”, tha Berisha.
Berisha tha nder te tjera se ky është një nga Kuvendet më të veçanta jo vetëm këtu, por në Europë dhe në botë.
“Triumfi i lirisë që gufon nga idealet është triumfi më madhështor, më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot në 8 orë pa pushim mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit, të rithemelim të PD si forcë viganë dhe opozitare. në këtë moment të revolucionit historik paqësor që është në misione të mëdha, misionin e përmbysës së narkoshtetit, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa patronazhistë dhe pa opozitë kukull.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



