E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha përshëndet  Metën dhe  Salianjin: Për qëndresën e pamposhtur në qelitë e narkoregjimit
Lajme

Berisha përshëndet Metën dhe Salianjin: Për qëndresën e pamposhtur në qelitë e narkoregjimit

Në tubimin qytetar tek “Rrugica e Shpresës”, kreu demokrat Berisha ka përshëndetur në emër të gjithë demokratëve Ilir Metën dhe Ervin Salianjin për qëndresën e pamposhtur në qelitë e narkoregjimit

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju guximtarëve dhe guximtareve, misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të kombit shqiptar, kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin të vërtetat e censuruara nga mediat e narkoqeverisë tek qytetarët shqiptarë.

Përshëndes në emër tuaj, të demokratëve në mbarë vendin, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qëndresën e tij të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit.

Përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, deputetin guximtar Ervin Salianji që qëndron si luan në burgjet e regjimit dhe që e garantoj se nuk është e largët dita kur vendin e tij ta zënë kriminelët e pushtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Berisha ka komentuar zgjedhjet në SHBA. “E vërteta, shënoi mrekullinë jo vetëm amerikane, por mrekullinë e botës së lirë”, tha Berisha duke dhënë lajmin se “70 për qind e narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit i thanë lamtumirë detyrës me datën 5 nëntor”.

Berisha: Të dashur miq, mediat qeveritare po fshehin, përpiqen të maskojnë përmasat epike, gjigante të fitores të presidentit Donald Trump dhe vlerave të konservatorizmit në vendin e madh të lirisë, në SHBA.

Institucionet, selia e partisë qendrore të krimit dhe drogës, ministrat dhe qeveritarët kishin përgatitur torta dhe shampanja, fishekzjarrë dhe party natën e të martës, të bindur se do përfitonte përfaqësuesja Kamala Harris, në fakt përfaqësuese e ekstremit të majtë.

Por, siç shkruante një mik i imi amerikan, e marta që kaloi shënoi mrekullinë amerikane.

E vërteta, shënoi mrekullinë jo vetëm amerikane, i shkruajta atij, por mrekullinë e botës së lirë.

Miqtë e mi, me këtë rast dua t’u jap një lajm tjetër, se 70 për qind të narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit me datën 5 nëntor, i thanë lamtumirë detyrës.

30 prej tyre u shkarkuan me votë ekzemplare nga qytetarët amerikanë, të tjerët janë shkarkuar për flagranca bashkëpunimi me krimin dhe SHBA shpëtuan nga dhjetëra Dumanër, Kraja, kriminelë, zuzarë të Xhorxh Sorosit që sponsorizonte kriminalitetin dhe krimin, drogën, grabitjet, plaçkitjet me akte të hapura armiqësore, publike ndaj popullit amerikan, rendit, rregullit dhe qetësisë së atij vendi.

Të gjitha këto tregojnë se e vërteta mund të vonojë, por ajo triumfon dhe vetëm triumfon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.