E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha publikon FOTO-n e qytetarit: Kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë
Lajme

Berisha publikon FOTO-n e qytetarit: Kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një denoncim të nje qytetari që tregon se si u vodhën zgjedhjet në Lezhë nga eksponentë të krimit, policisë dhe Partisë Socialiste në këtë qytet.

“Mandati i Pirinit qëndron mbi krimin”!, shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë:

Kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë! Mandati i Pirinit qëndron mbi krimin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha!

Shumë e turpshme kur Drejtori i Policisë ne Lezhë Alfred Elezi eshtë pjesë e shtabit te Partisë Socialiste e ku mes tyre janë dhe eksponentë të krimit organizuar si Eraldo Smaçi personi në rreth në krahun e djathtë të fotos e aktualisht Drejtori i Bujqësisë Bashkia Lezhë, ish i dënuar për pjesmarrje në organizata kriminale të krimit organizuar…!

Pra Pjerin Ndreu ka bashkuar Policinë e Shtetit me Shtabet e PS…!

Ndjesë se lapsus

Alfred Elezi në të djathtë e Eraldo Smaçi në të majtë siç e shikon foton perballë..!

Pershendetje Doktor Berisha !

Uroj të jeni mirë familjarisht.

Informacionin që ju kam derguar pë Drejtorin e Policisë Vendore të qarkut Lezhë Alfred Elezi është plotsisht e vertetë.

Në periudhen e zgjedhjeve vendore 14 Maj 2023, Alfred Elezi ka qenë Zv/Drejtori i Policisë për Rendin dhe për “kontributin barbar “në zgjedhje duke dhunuar shtabin e Doktor Pashk Gjonit, kandidat i PD, eshtë shperblyer nga Pjerin Ndreu duke e bërë Drejtor Policie në shkelje të Ligjit “Për Gradat në Palicinë e Shtetit”…!

Tani Alfred Elezi edhe pse Drejtor Policie është bërë pjesë e Shtabit Politik te Partisë Socialiste bashkë me kontigjentët e Krimit Organizuar në qarkun Lezhë.

Faleminderit për mirkuptimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.