E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama foli për dy kombe shqiptare si një ultranacionalist serb
Lajme

Berisha: Rama foli për dy kombe shqiptare si një ultranacionalist serb

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, në daljen e tij të përjavshme, e vuri theksin te fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Strasburg.

Disa herë, Berisha tha se autoritetet kosovare duhet ta ndalin Ramën, pasi ai po bën shumë dëm me qëndrimet e tij.

Berisha tha se në Strasburg, Rama në mënyrë skandaloze foli për kombin kosovar, si një ultranacionalist serb.

“Opozita nuk mund të humbasë kurrë fokusin si gardiane e interesit kombëtar.

Edi Rama në Strasburg me retorikën e tij pseudopatriotike, shkelmoi interesin kombëtar, foli për dy kombe shqiptare si ultranacionalist serb.

Bëri një bruto-figurë, që e detyroi Komitetin Presidencial dhe grupin më të madh parlamentar të bojkotojnë darkën sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë,” tha Berisha.

“Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar. Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar.

Beogradi promovoi me gjithë fuqinë e tij tezën e kombit kosovar dhe shqiptar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit shqiptar,” tha kryetari demokrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.